Turqia, Koronavirusi

Turqia të hënën pret 6,5 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19

Dërgesat e vaksinave do të vazhdojnë normalisht, tha ministri i Shëndetësisë

Ahmet Gençtürk   | 24.01.2021
Turqia të hënën pret 6,5 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19

Ankara

Deri në 6,5 milionë doza të vaksinës kineze CoronaVac do të dorëzohen në Turqi të hënën, njoftoi ministri i Shëndetësisë i vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Në përputhje me planin tonë të blerjes, dërgesat e vaksinave në Turqi do të vazhdojnë normalisht", shkroi në Twitter ministri Fahrettin Koca.

Vaksinimet masive filluan në Turqi në 14 janar pasi sasia e parë prej 3 milionë dozave të vaksinave të zhvilluara nga SinoVac Biotech nga Kina mbërriti më 30 dhjetor. Më vonë, u miratua ngarkesa e dytë me 10 milionë doza.

Mbi 1,23 milion njerëz, kryesisht punëtorë shëndetësorë dhe persona të moshuar, janë vaksinuar që nga 14 janari.

Ministri i Shëndetësisë dhe presidenti Recep Tayyip Erdoğan ishin ndër të parët që u vaksinuan për të rritur besimin e publikut ndaj vaksinës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın