Turqia, Koronavirusi

Turqia riatdhesoi një pacient me COVID-19 nga Rusia

Me kërkesën e familjes së tij, nga autoritetet turke Kemal Yılmaz u kthye në Turqi

Burak Bir   | 05.08.2020
Turqia riatdhesoi një pacient me COVID-19 nga Rusia

Trabzon
Turqia sot solli në vendlindje një nga qytetarët e saj nga Rusia pasi ai ishte prekur me koronavirusin e ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Kemal Yılmaz, një shofer kamioni 60 vjeçar, u shtrua në spital pasi ishte sëmurë më 26 korrik në qytetin jug-perëndimor të Rusisë, Volgograd, dhe u testua pozitiv për koronavirusin e ri.

Me kërkesën e familjes së tij nga autoritetet turke, Yılmaz u kthye në Turqi dhe u dërgua në një spital në provincën e Trabzonit.

Pandemia e COVID-19 ka marrë jetën e më shumë se 700.600 personave në të paktën 188 vende dhe rajone që nga shfaqja në Wuhan, Kinë dhjetorin e kaluar. Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın