Turqia, Koronavirusi

Turqia regjistron numrin më të lartë të vdekjeve nga COVID-19

Rreth 3.911 pacientë të tjerë u shëruan gjatë ditës së kaluar, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 385.480, ndërsa numri i të vdekurve u rrit me 168, që është shifra më e lartë deri më tani, për të shkuar në 12.840

Mehmet Tosun   | 25.11.2020
Turqia regjistron numrin më të lartë të vdekjeve nga COVID-19

Ankara

Turqia regjistroi 6.814 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tani qëndron në 467.730, njoftoi ministria.

Rreth 3.911 pacientë të tjerë u shëruan gjatë ditës së kaluar, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 385.480, ndërsa numri i të vdekurve u rrit me 168, që është shifra më e lartë deri më tani, për të shkuar në 12.840.

Gjithsej 164.547 teste të tjera për COVID-19 janë kryer në gjithë vendin gjatë 24 orëve, duke e çuar shifrën totale në mbi 17,73 milionë.

Shifrat treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike aktualisht qëndron në 4.641, ndërsa 3,4 për qind këtë javë vuajnë nga pneumonia.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın