Turqia, Koronavirusi

Turqia regjistron 182 vdekje të reja nga COVID-19

Gjatë ditës së kaluar 3.611 pacientë të tjerë u shëruan, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 396.227, ndërsa numri i të vdekurve u rrit për 182, duke arritur në 13.373

Jeyhun Aliyev,Ahmet Gençtürk   | 28.11.2020
Turqia regjistron 182 vdekje të reja nga COVID-19

Ankara

Turqia regjistroi 30.103 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, përfshirë 6.714 raste simptomatike, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rastet e reja simptomatike e kanë çuar totalin e pacientëve në 487.912.

Gjatë ditës së kaluar 3.611 pacientë të tjerë u shëruan, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 396.227, ndërsa numri i të vdekurve u rrit për 182, duke arritur në 13.373.

Mbi 174.400 teste të tjera për COVID-19 janë kryer në gjithë vendin gjatë 24 orëve, duke e çuar shifrën totale në mbi 18,24 milionë.

Shifrat treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike aktualisht qëndron në 4.903.

"Ushtria jonë shëndetësore është ka një barrë të rëndë. Secili prej nesh është përgjegjës për ndjekjen e masave. Kjo nuk është një zgjedhje personale, por një domosdoshmëri shoqërore", tha ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha në Twitter.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın