Koronavirusi

Turqia raporton mbi 2 mijë raste të reja me COVID-19

Numri i vdekjve nga virusi në Turqi u rrit në 9.874, përfshirë 75 viktima të regjistruara gjatë ditës së fundit

Havva Kara Aydın,Handan Kazancı   | 26.10.2020
Turqia raporton mbi 2 mijë raste të reja me COVID-19

Ankara

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 2.198 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në vend në 363.999, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria turke e Shëndetësisë, vendi gjatë 24 orëve të fundit regjistroi 1.618 pacientë të tjerë të shëruar nga koronavirusi, me çka numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 316.008.

Po ashtu numri i vdekjve nga virusi në Turqi u rrit në 9.874, përfshirë 75 viktima të regjistruara gjatë ditës së fundit.

Gjithsej 132.913 teste të dyshuara për COVID-19 u kryen gjatë ditës së fundit, duke e çuar numrin total të testeve të kryera në mbi 13.3 milionë. 

Numri i pacientëve në gjendje kritike aktualisht është 1.780, prej të cilëve 5 për qind vuajnë nga pneumonia. 

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, në rrjetet sociale njoftoi se numri i pacientëve në gjendje kritike dhe i atyre aktiv me COVID-19 vazhdon të rritet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın