Turqia, Shëndetësi, Koronavirusi

Turqia raporton afro 62 mijë raste të reja me COVID-19

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në mbi 4,44 milionë, kurse numri i të vdekurve në 36.975, sipas Ministrisë së Shëndetësisë

Merve Yıldızalp Özmen   | 21.04.2021
Turqia raporton afro 62 mijë raste të reja me COVID-19

Ankara

Turqia raportoi 61.967 raste të reja me koronavirus, duke përfshirë 2.932 pacientë simptomatikë, dhe 362 vdekje të tjera, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në mbi 4,44 milionë, kurse numri i të vdekurve në 36.975, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjithsej 52.213 pacientë të tjerë kanë fituar betejën e tyre kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 3,84 milionë.

Numri i pacientëve me COVID-19 në gjendje kritike qëndron në 3.398, treguan shifrat e fundit.

Mbi 44,72 milionë teste janë bërë në Turqi deri më tani, duke përfshirë 318.389 gjatë ditës së kaluar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın