Koronavirusi

Turqia raporton 9.891 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të vdekurve nga virusi po ashtu është rritur në 28.638, përfshirë 69 vdekje të regjistruara brenda ditës së fundit

Burak Bir,Jeyhun Aliyev,Havva Kara Aydın   | 01.03.2021
Turqia raporton 9.891 raste të reja me COVID-19

Ankara

Turqia ka raportuar 9.891 raste të tjerë të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në mbi 2.71 milionë numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me këtë virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të vdekurve nga virusi po ashtu është rritur në 28.638, përfshirë 69 vdekje të regjistruara brenda ditës së fundit.

Po ashtu 5.947 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar ka tejkaluar shifrën 2.57 milionë.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore turke kanë kryer mbi 33.3 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 130.536 teste të kryera brenda 24 orëve të fundit.

Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve të prekur nga COVID-19 që janë në gjendje kritike aktualisht është 1.215.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın