Koronavirusi

Turqia raporton 7.381 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë ditës së fundit 3.678 pacientë të tjerë u shëruan nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar ka shkuar në 381.569

Sena Güler   | 24.11.2020
Turqia raporton 7.381 raste të reja me COVID-19

Ankara

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 7.381 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 460.916 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me këtë virus në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë ditës së fundit 3.678 pacientë të tjerë u shëruan nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar ka shkuar në 381.569.

Numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 në Turqi është rritur në 12.672, përfshirë 161 viktima të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i pacientëve të prekur nga koronavirusi në gjendje kritike aktualisht është 4.543.

Në llogarinë e tij në twitter, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, kërkoi nga publiku të qëndrojnë larg turmave.

Duke filluar nga kjo javë, Turqia gjatë fundjavës ka imponuar një shtetrrethim nga ora 8 në mbrëmje deri në orën 10 të mëngjesit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın