Turqia, Koronavirusi

Turqia raporton 55.791 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i vdekjeve po ashtu është rritur në 33.454, përfshirë 253 viktima të regjistruara brenda 24 orëve të fundit

Handan Kazancı, Jeyhun Aliyev  | 09.04.2021 - Përdıtësım : 10.04.2021
Turqia raporton 55.791 raste të reja me COVID-19

Ankara

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 55.791 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 2.408 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka tejkaluar shifrën 3,74 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i vdekjeve po ashtu është rritur në 33.454, përfshirë 253 viktima të regjistruara brenda 24 orëve të fundit.

Institucionet shëndetësore tregojnë se 35.786 pacientë të tjerë fituan betejën e tyre kundër koronavirusit, duke e çuar në mbi 3,26 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.

Autoritetet shëndetësore turke kanë kryer mbi 40,9 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 305.103 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve me COVID-19 që janë në gjendje kritike aktualisht është 2.408.

Sipas shifrave zyrtare, që nga fillimi i fushatës masive të vaksinimit më 14 janar, Turqia në mbarë vendin ka administruar mbi 18,4 milionë vaksina, 7,57 milionë e të cilave janë dhënë si doza të dyta.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın