Turqia, Koronavirusi

Turqia raporton 2.017 raste të reja dhe 1.297 të shëruar nga COVID-19

Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tani qëndron në 361.801, ndërsa numri i të shëruarve në 314.390, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë

Gözde Bayar   | 25.10.2020
Turqia raporton 2.017 raste të reja dhe 1.297 të shëruar nga COVID-19

Ankara

Turqia raportoi 2.017 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 1.297 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tani qëndron në 361.801, ndërsa numri i të shëruarve në 314.390, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkaq, 112.215 teste të tjera janë kryer gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 13,21 milionë.

Numri i të vdekurve nga virusi arriti në 9.799, me 72 viktima të reja.

Shifrat gjithashtu treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 1.744, ndërsa 5,6 për qind vuajnë nga pneumonia.

Ndërkohë, në një deklaratë në Twitter, ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se numri i pacientëve në gjendje kritike dhe i rasteve aktive vazhdon të rritet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın