Turqia, Koronavirusi

Turqia raporton 1.771 raste të reja dhe 1.060 të shëruar nga COVID-19

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i infeksioneve në vend është rritur në 299.810, përfshirë 264.805 të shëruar

Dilara Hamit,Havva Kara Aydın   | 18.09.2020
Turqia raporton 1.771 raste të reja dhe 1.060 të shëruar nga COVID-19 Foto: AA/Arhiv

Ankara

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 1.771 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe 1.060 pacientë të shëruar paraprakisht të testuar pozitiv ndaj virusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i infeksioneve në vend është rritur në 299.810, përfshirë 264.805 të shëruar.

Numri i të vdekurve nga pandemia në Turqi u rrit në 7.377, me 62 viktima të reja të raportuara gjatë 24 orëve të fundit.

Gjithsej 111.113 teste të dyshuara për COVID-19 janë kryer gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në mbi 9 milionë numrin e përgjithshëm të tyre.

Të dhënat thonë se numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 1.402, ndërsa 7,1 për qind vuajnë nga pneumonia.

"Shkalla e shtretërve të zënë për të rritur është 48,5 për qind, kjo është më pak se 50 për qind," tha ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca në një konferencë për media.

Ai gjithashtu tha se shkalla e përdorimit të kujdesit intensiv për të rritur është 66 për qind dhe shkalla e përdorimit të respiratorëve është 33 për qind. Në përgjithësi, theksoi Koca, nuk ka probleme serioze rreth shkallës së kapaciteteve të zëna në spitalet në të gjithë Turqinë.

Ministri theksoi se numri i pacientëve në shërbimet e kujdesit intensiv, atyre në kushte kritike dhe shkalla e rasteve që rezultojnë në fatalitet është nën mesataren e botës.

Sipas tij, përpjekjet për të mbajtur numrin e lartë të testeve, identifikimin dhe izolimin e kontakteve dhe trajtimin e hershëm të pacientëve kanë qenë shumë efektive.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın