Koronavirusi

Turqia raporton 1.692 raste të reja me COVID-19

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka shkuar në 306.302, ndërsa numri i pacientëve të shëruar në 269.696

Seda Sevencan, Handan Kazancı  | 22.09.2020 - Përdıtësım : 23.09.2020
Turqia raporton 1.692 raste të reja me COVID-19

Ankara

Gjatë 24 orëve të fundit, Turqia ka raportuar 1.692 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe 1.261 pacientë të shëruar nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria turke e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka shkuar në 306.302, ndërsa numri i pacientëve të shëruar në 269.696.

Gjithsej 114.311 teste të tjera të dyshuara për COVID-19 janë kryer gjatë ditës së kaluar, duke e çuar në pothuajse 9.5 milionë numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në vend. 

Numri i të vdekurve nga shpërthimi i koronavirusit në Turqi u rrit në 7.639, me 65 viktima të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit.

Në llogarinë e tij në twitter, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se numri i pacientëve në gjendje kritike ka arritur në 1.522 dhe se rënia e shkallës së pneumonisë po vazhdon, pasi 6,7 për qind e të prekurve nga COVID-19 vuajnë nga pneumonia.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın