Özcan Yıldırım
08 Tetor 2020•Përditësim: 09 Tetor 2020
Turqia raportoi 1.615 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 1.398 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tani qëndron në 330.753, ndërsa numri i të shëruarve në 290.352, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndërkaq, 117.101 teste të tjera janë kryer gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 11,27 milionë.
Numri i të vdekurve nga virusi arriti në 8.667, me 58 viktima të reja.
Shifrat gjithashtu treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 1.403, ndërsa 6,2 për qind vuajnë nga pneumonia.
Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca në Twitter tha se trendi i rënies së numrit të pacientëve në gjendje kritike po vazhdon.