Koronavirusi

Turqia raporton 11.837 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i vdekjeve nga koronavirusi po ashtu është rritur në 28.706, me 68 vdekje të regjistruara brenda 24 orëve të fundit

Handan Kazancı  | 02.03.2021 - Përdıtësım : 03.03.2021
Turqia raporton 11.837 raste të reja me COVID-19

Ankara

Turqia ka raportuar11.837 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 668 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus ka tejkaluar shifrën 2.72 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i vdekjeve nga koronavirusi po ashtu është rritur në 28.706, me 68 vdekje të regjistruara brenda 24 orëve të fundit.

Të dhënat tregojnë se 7.892 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në mbi 2.58 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet turke kanë kryer mbi 33.44 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 135.291 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve të prekur nga COVID-19 që janë në gjendje kritike aktualisht është 1.227.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın