Turqia, Koronavirusi

Turqia raporton 11.302 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vendi po ashtu ka regjistruar 62 viktima të tjera nga koronavirusi, duke e çuar në gjithsej 28.901 numrin e vdekjeve nga virusi

Merve Berker   | 05.03.2021
Turqia raporton 11.302 raste të reja me COVID-19

Ankara

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 11.302 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 698 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka tejkaluar shifrën 2,75 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vendi po ashtu ka regjistruar 62 viktima të tjera nga koronavirusi, duke e çuar në gjithsej 28.901 numrin e vdekjeve nga virusi.

Rreth 7.711 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, ndërsa deri më tani mbi 2,6 milionë pacientë të prekur nga COVID-19 janë shëruar.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore turke kanë krye mbi 33.85 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 138.214 teste të kryera brenda 24 orëve të fundit.

Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve me COVID-19 që janë në gjendje kritike aktualisht është 1.232.

Më 14 janar, Turqia ka nisur një fushatë masive kundër koronavirusit, duke filluar me punonjësit shëndetësor së bashku me zyrtarët e lartë të vendit për të inkurajuar besimin e publikut te vaksinat.

"Stambolli duhet të jetë një qytet model i normalizimit. Ne jemi të vendosur ta arrijmë këtë", tha ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca në Twitter, duke kujtuar se ai u takua me zyrtarë shëndetësorë në metropolin turk dhe vlerësoi rrjedhën e pandemisë, kur shënohet një rritje në numrin e pacientëve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın