Turqia, Koronavirusi

Turqia raportoi mbi 93.500 raste me COVID-19

Për të frenuar përhapjen e infeksionit, që kur nisi procesin e imunizimit në janar të vitit 2021, Turqia ka administruar mbi 141,6 milionë doza të vaksinave COVID-19

Dilara Hamit, Ahmet Gençtürk  | 28.01.2022 - Përdıtësım : 28.01.2022
Turqia raportoi mbi 93.500 raste me COVID-19

Ankara

Turqia ka konfirmuar 93.586 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vendi brenda 24 orëve të fundit regjistroi 210 vdekje dhe 85.503 pacientë që fituan betejën kundër pandemisë.

Për të frenuar përhapjen e infeksionit, që kur nisi procesin e imunizimit në janar të vitit 2021, Turqia ka administruar mbi 141,6 milionë doza të vaksinave COVID-19.

Të paktën 57,4 milionë njerëz kanë marrë dozën e parë, ndërsa afër 52,3 milionë janë vaksinuar plotësisht me të dyja dozat e nevojshme.

Vendi po ashtu ka dhënë mbi 24,8 milionë doza të treta përforcuese.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın