Turqia, Koronavirusi

Turqia raportoi mbi 65.200 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vendi brenda 24 orëve të fundit regjistroi 141 vdekje dhe 38.242 pacientë që fituan betejën kundër pandemisë

Jeyhun Aliyev  | 10.01.2022 - Përdıtësım : 10.01.2022
Turqia raportoi mbi 65.200 raste të reja me COVID-19

Ankara

Turqia ka konfirmuar 65.236 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vendi brenda 24 orëve të fundit regjistroi 141 vdekje dhe 38.242 pacientë që fituan betejën kundër pandemisë.

Për të frenuar përhapjen e infeksionit, që kur nisi procesin e imunizimit në janar të vitit 2021, Turqia ka administruar mbi 136.89 milionë doza të vaksinave COVID-19.

Vendi po ashtu ka dhënë pothuajse 22 milionë doza të treta përforcuese. Të paktën 57,13 milionë njerëz kanë marrë dozën e parë, ndërsa afër 51,93 milionë janë vaksinuar plotësisht me të dyja dozat e nevojshme.

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, në Twitter ka ripërsëritur rëndësinë e respektimit të masave individuale, duke kujtuar se varianti Omicron transmetohet shpejt në vend.

“Maska duhet mbajtur për të mbuluar gojën dhe hundën. Duhet t'i kushtohet më shumë vëmendje distancimit social”, tha ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.