Turqia, Koronavirusi

Turqia raportoi 67.857 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vendi brenda 24 orëve të fundit regjistroi 167 vdekje dhe 56.256 pacientë që fituan betejën kundër pandemisë

Merve Berker, Ali Murat Alhas, Rabia İclal Turan  | 14.01.2022 - Përdıtësım : 14.01.2022
Turqia raportoi 67.857 raste të reja me COVID-19

Ankara

Turqia ka konfirmuar 67.857 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vendi brenda 24 orëve të fundit regjistroi 167 vdekje dhe 56.256 pacientë që fituan betejën kundër pandemisë.

Për të frenuar përhapjen e infeksionit, që kur nisi procesin e imunizimit në janar të vitit 2021, Turqia ka administruar mbi 138,82 milionë doza të vaksinave COVID-19.

Vendi po ashtu ka dhënë mbi 23 milionë doza të treta përforcuese. Të paktën 57,23 milionë njerëz kanë marrë dozën e parë, ndërsa afër 52,1 milionë janë vaksinuar plotësisht me të dyja dozat e nevojshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın