Turqia, Koronavirusi

Turqia më e hershme se Evropa me masat kolektive kundër pandemisë COVID-19

Teksa vendet evropiane vepruan 39 deri 54 ditë pas shfaqjes së rastit të parë për ta parandaluar pandeminë COVID-19 për sa u përket masave kolektive, Turqia u mobilizua që në ditët e para

Emre Aytekin   | 09.04.2020
Turqia më e hershme se Evropa me masat kolektive kundër pandemisë COVID-19

Ankara

EMRE AYTEKİN

Turqia i vendosi më shpejt sesa vendet evropiane masat për kufizimin e lëvizshmërisë kolekteive për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), shkruan Anadolu Agency (AA).

Teksa vendet evropiane vepruan 39 deri 54 ditë pas shfaqjes së rastit të parë për ta parandaluar pandeminë COVID-19 për sa u përket masave kolektive, Turqia u mobilizua që në ditët e para.

Pasi koronavirusi që për herë të parë u shfaq në Kinë arriti përmasa globale, shumë vende të botës ndërmorën masa për të ulur lëvizshmërinë në masë për të ndaluar përhapjen e virusit.

Masat kryesore për të frenuar përhapjen e virusit ishin pezullimi i shkollave dhe universiteteve, mbyllja e përkohshme e lokaleve siç janë kafenetë, baret, restorantet, qendrat argëtuese dhe tregtare, bibliotekat dhe vendet e adhurimit, si dhe anulimi i ngjarjeve publike.

Nga qytetarët u kërkua të qëndrojnë në shtëpi dhe u këshilluan që të shmangin kontaktin social, të punojnë në distancë nëse është e mundur, ndërkohë që institucionet publike dhe ndërmarrjet private morën masa në këtë drejtim.

Po ashtu, u zbatuan orë të caktuara policore dhe masa të karantinimit, si dhe u vendosën kufizime në transportin ndërkombëtar.

Rastet e para me COVID-19 u konfirmuan më 24 janar në Francë, më 28 janar në Gjermani, dhe më 31 janar në Itali, Spanjë dhe Britani. Ndërkaq, rasti i parë në Turqi u shfaq më 11 mars, 40 deri në 47 ditë pas këtyre vendeve.

Pezullimi i shkollave dhe universiteteve

Meqenëse shkollat, ku studentët qëndrojnë në grupe të mëdha gjatë gjithë ditës, janë të përshtatshme për përhapjen e koronavirusit që mund të transmetohet përmes ajrit, një nga masat e para të marra për të parandaluar përhapjen masive ishte pezullimi i shkollave fillore dhe të mesme dhe universiteteve.

Përderisa Italia pezulloi procesin arsimor 39 ditë pas shfaqjes së rastit të parë (10 mars), Spanja 40 ditë pas rastit të parë (11 mars), Britania pas 47 ditësh (18 mars), Gjermania 49 (17 mars) dhe Franca 49 ditë pas shfaqjes së rastit të parë (13 mars), Turqia e ndërmori këtë hap vetëm një ditë pas konfirmimit të personit të parë të infektuar (12 mars).

Mbyllja e objekteve të frekuentuara në masë

Mbyllja e përkohshme e objekteve të cilat njerëzit i frekuentojnë në masë, të tilla si kafenetë, baret, restorantet, qendrat argëtuese dhe tregtare, bibliotekat dhe vendet e adhurimit, ose mbajtja e tyre hapur në orare të kufizuara, ishte një nga metodat e përdorura për të zvogëluar lëvizjen në masë brenda qyteteve.

Përderisa Turqia i mori masat e duhura në këtë drejtim katër ditë pas rastit të parë (15 mars), Italia veproi 41 ditë pas shfaqjes së rastit të parë (12 mars), Spanja 41 ditë pas rastit të parë (12 mars), Britania pas 49 ditësh (20 mars), Gjermania 48 ditë (16 mars) dhe Franca 50 ditë pas shfaqjes së rastit të parë (14 mars).

Kufizimi i aktiviteteve publike kolektive

Përhapja virusit gjithashtu bëri që vendet të ndalojnë dhe kufizojnë ngjarjet publike. Në këtë drejtim, koncertet, veprimtaritë e tjera artistike dhe kulturore dhe garat sportive u shtynë.

Turqia hodhi hapin e parë një ditë pas shfaqjes së rastit të parë (12 mars), duke vendosur që ndeshjet sportive të zhvillohen pa spektatorë.

Pezullimi i ligave

Masat e ngjashme u morën 39 ditë pas shfaqjes së rastit të parë në Itali (10 mars), 41 ditë më pas në Spanjë (12 mars), pas 42 ditësh në Britani (13 mars), në Gjermani pas 45 ditëve (13 mars) dhe në Francë 48 ditë pas konfirmimit të pacientit të parë (13 mars).

Në datat në fjalë u shtynë liga e Italisë Serie A, liga spanjolle La Liga, Premier Liga angleze, Bundesliga e Gjermanisë dhe Ligue 1 e Francës.

Ndërkaq, ministri turki i Rinisë dhe Sportit më 19 mars njoftoi shtyrjen e ligave në futboll, basketboll, volejboll dhe hendboll.

Po ashtu, me një vendim presidencial, Turqia shtyu të gjitha takimet dhe aktivitetet shkencore, kulturore dhe artistike.

Kufizimet e udhëtimeve dhe transportit

Në kuadër të masave kundër COVID-19, vendet kanë aplikuar gjithashtu kufizime të udhëtimit dhe transportit, si dhe mbylljen e kufijve dhe ndalimin e fluturimeve.

Teksa Turqia tashmë kishte ndaluar fluturimet me Kinën, Iranin, Italinë, Korenë e Jugut dhe Irakun, ajo dy ditë pas rasteve të para (13 mars) njoftoi se duke filluar nga 17 marsi, do të ndalte udhëtimet edhe me nëntë vende të tjera, përfshirë Gjermaninë, Francën, Spanjën, Norvegjinë, Danimarkën, Belgjikën, Suedinë, Austrinë dhe Holandën.

Më 14 mars, Turqia ndaloi transportin tokësor dhe ajror me Azerbajxhanin, kurse në mënyrë reciproke ndaloi kalimet përmes pikës kufitare Sarp me Gjeorgjinë. Më 16 mars, listës së ndalimit të fluturimeve iu shtuan edhe Britania, Irlanda, Zvicra, Egjipti, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Më 21 mars, Ministria turke e Transprotit dhe Infrastrukturës njoftoi ndalimin e udhëtimeve edhe në 46 vende të tjera, duke e çuar në 68 numrin e vendeve në listë.

Ndërkaq, Italia kufizoi udhëtimet 39 ditë pas rastit të parë (10 mars), Gjermania 39 ditë më pas (17 mars), Spanja pas 43 ditësh (14 mars), Britania pas 53 ditësh (24 mars) dhe Franca 53 ditë pas rastit të parë (17 mars).

Më 27 mars, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan njoftoi ndalimin e të gjitha fluturimeve jashtë vendit, ndërsa ato brenda qyteteve turke i lejoi vetëm me leje të zyrave të guvernatorëve, ndërsa më 3 prill, njoftoi ndalimin e hyrjes dhe daljes së automjeteve në 30 qytete të mëdha dhe në qytetin Zonguldak.

Masat e karantinimit dhe orët policore

Disa nga masat më kritike të ndërmarra kundër COVID-19 ishin inkurajimi i njerëzve për të qëndruar në shtëpitë e tyre nëse nuk janë të detyruar, të karantinohen personat e dyshuar me virus dhe të zbatohen orët policore.

Më 13 mars, dy ditë pas konfirmimit të rastit të parë, Turqia vendosi në karantinë 10.330 shtetas të kthyer nga rituali i umres nga Arabia Saudite.

Masa e karantinës filloi të zbatohet edhe për shtetasit e tjerë të ardhur nga vendet e tjera.

Më 23 mars, Ministria e Rinisë dhe Sportit njoftoi se deri në atë periudhë ishin karantinuar 11.269 persona të ardhur nga jashtë.

Ndërkaq, më 21 mars, Ministria e Brendshme turke ndaloi daljen e qytetarëve mbi moshën 65 vjeç dhe të atyre me sëmundje kronike.

Masa u zgjerua nga 3 marsi për të përfshirë personat nën moshën 20-vjeçare, ndërsa u obligua vendosja e maskave në vende publike.

Masat gjithëpërfshirëse të karantinimit dhe izolimit në Itali filluan 38 pas rastit të parë (9 mars), pas 43 ditësh në Spanjë (14 mars), 52 ditë më pas në Britani (23 mars), pas 53 ditëve në Francë (17 mars) dhe 54 ditë pas rastit të parë në Gjermani (22 mars).

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın