Turqia, Koronavirusi

Turqia kryen prova klinike për vaksinën kineze

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1.771 raste të reja dhe 63 vdekje, ndërsa 1.342 janë shëruar nga koronavirusi

Burak Bir,Dilara Hamit   | 16.09.2020
Turqia kryen prova klinike për vaksinën kineze Foto: Aytuğ Can Sencar/AA

Ankara

Turqia testoi sot vaksinën kineze "Sinovac" për koronavirusin e ri (COVID-19) në tre vullnetarë në provën e saj të parë klinike, njoftoi ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri Koca tha se provat e vaksinave do të mbahen në dy faza, fillimisht në 1.200 vullnetarë dhe më pas në 10.000. Sipas tij, punonjësit shëndetësorë do të paraqiten vullnetarë në grupe për provat me grupe.

Gjatë konferencës për media pas takimit të task-forcës kundër koronavirusit, Koca gjithashtu tha se 1.771 raste të reja të virusit u raportuan në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e rasteve në 296.391.

Koca gjithashtu tha se 1.342 pacientë u shëruan nga COVID-19 gjatë ditës së kaluar. Ndërkohë, numri i të vdekurve në vend arriti në 7.249, pasi 63 njerëz të tjerë humbën jetën.

Gjithsej 112.645 teste të dyshuara për COVID-19 janë kryer gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në mbi 8.85 milionë numrin e përgjithshëm të tyre.

"Sot, bota është në një fazë më të vështirë të COVID-19 sesa në fillim të pandemisë", tha Koca, duke shtuar se studimet e vaksinave do të tregojnë rezultate pozitive deri në fund të vitit.

Ai theksoi se 51,6 për qind e kapaciteteve në spitale janë të zëna, njësitë e kujdesit intensiv po punojnë me kapacitet 66,3 për qind, ndërsa 33,6 për qind të respiratorëve janë në përdorim.

Nga të infektuarit, 7,1 për qind vuajnë nga pneumonia, ndërsa siç informoi Koca, numri i pacientëve në gjendje kritike është rritur në 1.351.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın