Turqia, Koronavirusi

Turqia kreu pothuajse 9 milionë teste për COVID-19

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i infeksioneve në vend është rritur në 298.039, përfshirë 263.745 të shëruar

Fahri Aksüt,Faruk Zorlu   | 17.09.2020
Turqia kreu pothuajse 9 milionë teste për COVID-19 Foto: AA/Arhiv

Ankara

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 1.648 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe 1.143 pacientë të shëruar paraprakisht të testuar pozitiv ndaj virusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i infeksioneve në vend është rritur në 298.039, përfshirë 263.745 të shëruar.

Numri i të vdekurve nga pandemia në Turqi u rrit në 7.315, me 66 viktima të reja të raportuara gjatë 24 orëve të fundit.

Gjithsej 109.985 teste të dyshuara për COVID-19 janë kryer gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në mbi 8.96 milionë numrin e përgjithshëm të tyre.

Të dhënat thonë se numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 1.372, ndërsa 7,1 për qind vuajnë nga pneumonia.

"Është në duart tona të ndalojmë humbjet dhe rritjen e numrit të pacientëve të sëmurë rëndë. Ne do të jemi të suksesshëm nëse ndjekim së bashku masat. Jepini forcë fuqisë së ushtrisë sonë shëndetësore duke ndjekur masat”, shkroi në Twitter ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın