Koronavirusi

Turqia konfirmon mbi 1 mijë raste të reja me COVID-19

Koca ka njoftuar se rritja e numrit të rasteve vazhdon dhe se "numri i të shëruarve nga virusi është më i vogël se numri i rasteve të reja, siç ishte edhe dje"

Faruk Zorlu,Burak Dağ   | 07.08.2020
Turqia konfirmon mbi 1 mijë raste të reja me COVID-19

Ankara

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar 1.185 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve me këtë virus ka shkuar në 238.450, trasnmeton Anadolu Agency (AA).

Në llogarinë e tij në twitter, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se rritja e numrit të rasteve vazhdon dhe se "numri i të shëruarve nga virusi është më i vogël se numri i rasteve të reja, siç ishte edhe dje". 

Sipas ministrit turk, vendi konfirmoi 1.028 pacientë të tjerë të shëruar nga koronavirusi, duke e çuar totalin e pacientëve të shëruar në 221.574. 

Numri i të vdekurve nga ky virus në Turqi është 5.813, përfshirë 15 viktima të regjistruara gjatë 24 orëve të kaluar.

Profesionistët e shëndetësisë në Turqi gjatë ditës së fundit kryen 56.726 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar në mbi 5.1 milionë numrin e përgjithshëm të testeve të kryera.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın