Turqia, Koronavirusi

Turqia konfirmoi 1.193 raste të reja me COVID-19

Turqia gjithashtu konfirmoi 1.211 pacientë të tjerë të shëruar nga koronavirusi, duke e çuar totalin e pacientëve të shëruar në 224.970

Erdoğan Çağatay Zontur, Faruk Zorlu  | 10.08.2020 - Përdıtësım : 11.08.2020
Turqia konfirmoi 1.193 raste të reja me COVID-19 Foto: AA/Arhiv

Ankara

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar 1.193 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve me këtë virus ka shkuar në 241.997, trasnmeton Anadolu Agency (AA).

"Numri i testimeve ditore është afër nivelit të tij më të lartë deri tani gjatë pandemisë. Raporti i pacientëve aktivë të moshës mbi 60 vjeç në numrin e përgjithshëm të pacientëve varion midis 20-25 për qind në vend," shkroi në llogarinë e tij në twitter ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

Turqia konfirmoi 1.211 pacientë të tjerë të shëruar nga koronavirusi, duke e çuar totalin e pacientëve të shëruar në 224.970.

Numri i të vdekurve nga ky virus në Turqi është 5.858, përfshirë 14 viktima të regjistruara gjatë 24 orëve të kaluar.

Profesionistët e shëndetësisë në Turqi gjatë ditës së fundit kryen 62.219 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar në mbi 5,32 milionë numrin e përgjithshëm të testeve të kryera.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın