Koronavirusi

Turqia do të krijojë "përgjigje të përbashkët" kundër virusit COVID-19

"Presidenti (Recep Tayyip) Erdoğan po zhvillon takime me liderët botërorë për të dalë me nisma diplomatike për të krijuar përgjigje të përbashkëta ndaj këtij kërcënimi global", shkroi Altun

Gözde Bayar   | 25.03.2020
Turqia do të krijojë "përgjigje të përbashkët" kundër virusit COVID-19

Ankara

Drejtori i komunikimeve të presidencës turke, Farhettin Altun, tha se Turqia po përdor nisma diplomatike për të krijuar "përgjigje të përbashkët" kundër shpërthimit global të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

"Presidenti (Recep Tayyip) Erdoğan po zhvillon takime me liderët botërorë për të dalë me nisma diplomatike për të krijuar përgjigje të përbashkëta ndaj këtij kërcënimi global", shkroi Altun në twitter, duke shpjeguar se si presidenti Erdoğan po monitoron nga afër çështjen.

Altun tha se Erdoğan zhvilloi tele-konferenca me anëtarët e kabinetit dhe agjencitë e tjera kompetente për t'u informuar mbi të rejat nga situata e krijuar dhe për të dhënë urdhrat lidhur me çështjen.

Duke theksuar se vendet kanë shumë gjëra për të mësuar nga njëra-tjetra, Altun tha se masat e zakonshme të zbatuara mund të ndihmojnë në mënyrë serioze në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Lidhur me shtatë vdekjet e fundit në Turqi nga koronavirusi, Altun tha se qeveria e mori seriozisht kërcënimin dhe zbatoi masa paraprake të rrepta shëndetësore duke siguruar stabilitetin e ekonomisë.

"Ne po ndjekim në mënyrë agresive masa të rrepta, siç janë testimi, karantinat, drogat eksperimentale, distanca shoqërore dhe të tjera", shtoi Altun.

Ai falënderoi të gjithë personelin mjekësor dhe forcat e sigurisë për sakrificat e tyre.

Sot, Turqia konfirmoi shtatë vdekje tjera nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 44.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, koronavirusi i njohur zyrtarisht si COVID-19 është përhapur në të paktën 169 vende dhe rajone.

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins në Maryland, nga mbi 417 mijë raste të konfirmuara, numri i vdekjeve nga koronavirusi ka tejkaluar shifrën 18 mijë, ndërkohë rreth 108 mijë janë shëruar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın