Koronavirusi

Turqia: Armenia shkeli armëpushimin në Tovuz dhe vrau një ushtar të Azerbajxhanit

"Armenia, e cila në mënyrë të paligjshme pushtoi Karabakun e Epërm, tani shkeli armëpushimin në rajonin Tovuz dhe vrau një ushtar heroik të Azerbajxhanit", shkroi ministria turke

Hamdi Çelikbaş   | 21.09.2020
Turqia: Armenia shkeli armëpushimin në Tovuz dhe vrau një ushtar të Azerbajxhanit Foto: AA/Arhiv

Ankara

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka paralajmëruar Armeninë kundër "luajtjes me zjarr" pasi ushtari nga Azerbajxhani u martirizua në një sulm në kalimin kufitar, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Armenia, e cila në mënyrë të paligjshme pushtoi Karabakun e Epërm, tani shkeli armëpushimin në rajonin Tovuz dhe vrau një ushtar heroik të Azerbajxhanit", shkroi në twitter ministria turke.

Ministria po ashtu uroi mëshirën e Allahut për ushtarin e martirizuar dhe shprehu ngushëllime për "vendin vëllazëror", Azerbajxhanin.

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë në llogarinë e saj në twitter po ashtu shprehu mbështetje për Azerbajxhanin.

Që në vitin 1991, ushtria e Armenisë në mënyrë të paligjshme ka pushtuar Karabakun e Epërm, një territor të njohur ndërkombëtarisht të Azerbajxhanit.

Katër rezoluta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe dy të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, si dhe disa organizata ndërkombëtare i referohen këtij fakti dhe kërkojnë tërheqje të forcave pushtuese armeniane nga Karabaku i Epërm dhe shtatë rajoneve të tjera të pushtuara të Azerbajxhanit

Grupi i OSBE-së i Minskut, i bashkë-kryesuar nga Franca, Rusia dhe SHBA, u formua për të gjetur një zgjidhje të konfliktit, por ende nuk kanë arritur rezultate.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın