Turqia, Koronavirusi

Turqi, vazhdon të bie numri i rasteve të reja me COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka tejkaluar shifrën 2,42 milionë, prej të cilëve 24.933 kanë vdekur, përfshirë 144 viktima brenda ditës së fundit

Ahmet Gençtürk, Burak Bir  | 23.01.2021 - Përdıtësım : 24.01.2021
Turqi, vazhdon të bie numri i rasteve të reja me COVID-19

Ankara

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 5.856 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 723 pacientë simptomatikë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rënia e numrit të rasteve të reja vazhdon të shënojë rënie, pasi vendi dje regjistroi 5.967 raste, përfshirë 734 pacientë simptomatikë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka tejkaluar shifrën 2,42 milionë, prej të cilëve 24.933 kanë vdekur, përfshirë 144 viktima brenda ditës së fundit.

Po ashtu, 5.811 pacientë të tjerë janë shëruar nga virusi, duke e çuar në mbi 2,3 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar, paraprakisht të rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Mbi 28,34 milionë teste të dyshuara për COVID-19 janë kryer në Turqi që nga shpërthimi i pandemisë, me 152.758 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve të prekur nga COVID-19, që janë në gjendje kritike, ka ra në 1.962.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın