Koronavirusi

Turqi, rritet në 4.563 numri i vdekjeve nga COVID-19

Koca njoftoi se numri i infeksione nga COVID-19 në Turqi është rritur në 164.769, me 827 infeksione të regjistruara gjatë ditës së fundit

Seda Sevencan, Firdevs Bulut  | 01.06.2020 - Përdıtësım : 02.06.2020
Turqi, rritet në 4.563 numri i vdekjeve nga COVID-19

Ankara

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se numri vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në vendin e tij është rritur në 4.563, me 23 viktima të regjistruara në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në llogarinë e tij në twitter, Koca njoftoi se numri i infeksione nga COVID-19 në Turqi është rritur në 164.769, me 827 infeksione të regjistruara gjatë ditës së fundit.

Koca po ashtu njoftoi se numri i pacientëve të shëruar ka shkuar në 128.947, me 974 të shëruar në 24 orët e fundit.

Autoritetet shëndetësore njoftuan se numri aktiv i koronavirusit ka arritur në rreth 30 mijë. 

Që nga shfaqja për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa SHBA, Brazili, Rusia dhe vendet evropiane aktualisht janë vendet më të prekura nga pandemia.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i vdekjeve nga koronavirusi ka tejkaluar shifrën 373 mijë, me pothuajse 6.2 milionë raste të konfirmuara dhe rreth 2.6 milionë të shëruar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.