Koronavirusi

Turqi, rritet në 4.540 numri i të vdekurve nga COVID-19

Koca po ashtu theksoi se 989 pacientë të tjerë janë shëruar nga virusi, duke e çuar në 127.973 numrin e pacientëve të shëruar të cilët paraprakisht kishin rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit

Jeyhun Aliyev, Burak Dağ  | 31.05.2020 - Përdıtësım : 01.06.2020
Turqi, rritet në 4.540 numri i të vdekurve nga COVID-19

Ankara

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se në 24 orët e fundit në vendin e tij janë raportuar 25 viktima të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve nga ky virus në vend është rritur në 4.540, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në llogarinë e tij në twitter, Koca njoftoi se me 839 raste të reja të zbuluara në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 163.942.

Koca po ashtu theksoi se 989 pacientë të tjerë janë shëruar nga virusi, duke e çuar në 127.973 numrin e pacientëve të shëruar të cilët paraprakisht kishin rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Autoritetet shëndetësore theksuan se numri i rasteve me COVID-19 në Turqi mbetet në "nivelin e parashikuar", ndërsa numri i pacientëve që kanë nevojë për mbështetje me respiratorë vazhdon të shënojë ulje.

Shifrat tregojnë se 648 pacientë të prekur nga koronavirusi po trajtohen në kujdes intensiv.

Sipas shifrave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, në mbarë botën, kjo pandemi ka marrë jetën e pothuajse 370 mijë personave, me mbi 6 milionë raste të zbuluara dhe mbi 2.5 milionë të shëruar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.