Koronavirusi

Turqi, rritet në 4.308 numri i vdekjeve nga COVID-19

Koca njoftoi se numri i të shëruarve nga koronavirusi është rritur në 117.602, me 1.491 pacientë të shëruar dhe të lëshuar në shtëpi gjatë 24 orëve të fundit

Seda Sevencan, Firdevs Bulut  | 23.05.2020 - Përdıtësım : 24.05.2020
Turqi, rritet në 4.308 numri i vdekjeve nga COVID-19

Ankara

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) është rritur në 4.308, pasi 32 viktima të tjera u raportuan në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në llogarinë e tij në twitter, Koca njoftoi se gjatë ditës së fundit janë zbuluar 1.186 raste të reja të koronavirusit, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 155.686.

Koca po ashtu njoftoi se numri i të shëruarve nga koronavirusi është rritur në 117.602, me 1.491 pacientë të shëruar dhe të lëshuar në shtëpi gjatë 24 orëve të fundit.

Autoritetet shëndetësore turke në 24 orët e fundit kanë kryer mbi 40 mijë teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar në mbi 1.8 milionë numrin e përgjithshëm të testeve.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botë, ndërsa SHBA, Rusia, Brazili dhe disa vende evropiane aktualisht janë vendet më të prekura nga COVID-19.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të infektuarve me koronavirus ka tejkaluar shifrën 5.2 milionë, me mbi 2 milionë të shëruar dhe mbi 339 mijë të vdekur.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.