Koronavirusi

Turqi, rritet në 214 numri i vdekjeve nga koronavirusi

Të dhëna e Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë thonë se në 24 orët e fundit janë shënuar 2.704 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Turqi është rritur në 13.531

Gözde Bayar   | 31.03.2020
Turqi, rritet në 214 numri i vdekjeve nga koronavirusi

Ankara

Ministria e Shëndetësisë së Turqisë ka informuar se numri i vdekjeve në nga koronavirusi i ri (COVID-19) në vend është rritur në 214, pasi 46 persona kanë humbur jetën nga sëmundja në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të ministrisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Turqi është rritur në 13.531, me 2.704 persona të rinj që kanë rezultuar pozitiv.

Të dhënat thonë se gjithsej 243 pacientë janë shëruar dhe janë lëshuar nga spitalet që nga fillimi i përhapjes së sëmundjes, ndërsa 847 pacientë trajtohen në repartet e kujdesit intensiv.

Gjithashtu, nga ministria informojnë se në 24 orët e fundit janë kryer 15.422 teste dhe numri i përgjithshëm i testeve të realizuara është rritur në 92.403.

Pas shfaqjes dhjetorin e kaluar për herë të parë në Wuhan, koronavirusi aktualisht është përhapur në të paktën 178 vende dhe territore në të gjithë botën, aktualisht me epiqendër Evropën pasi Kina kryesisht ka dalë nga kriza.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın