Koronavirusi

Turqi, numri i vdekjeve nga COVID-19 rritet në 725

Koca në një konferencë për media tha se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në vend është rritur në 34.109, me 3.892 persona që kanë rezultuar pozitiv në koronavirusi në 24 orët e fundit

Ekip   | 07.04.2020
Turqi, numri i vdekjeve nga COVID-19 rritet në 725

Ankara

Turqia ka konfirmuar mbi 76 raste të vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në 24 orët e fundit, duke e çuar në 725 numrin e përgjithshëm të vdekjeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca, në një konferencë për media tha se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në vend është rritur në 34.109, me 3.892 persona që kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit në 24 orët e fundit.

Ministri Koca gjithashtu tha se deri më tani gjithsej 1.582 pacientë janë shëruar dhe janë lëshuar nga spitalet, përderisa 1.474 pacientë të tjerë aktualisht ndodhen në repartet e kujdesit intensiv, duke shtuar se numri i të shëruarve ka shënuar rritje të konsiderueshme.

Gjithashtu, 20.023 teste janë realizuar sot, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të realizuara në gjithsej 222.868.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi me epiqendër të re Evropën, pasi Kina kryesisht ka dalë nga kriza.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA, deri më tani numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka tejkaluar shifrën 1.3 milionë, me mbi 78.200 vdekje dhe mbi 292.000 të shëruar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın