Turqia, Koronavirusi

Turqi, numri i të shëruarve nga COVID-19 tejkalon 270.000

Në 24 orët e fundit nga COVID-19 janë shëruar 1.027 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 270.723

Ali Murat Alhas, Havva Kara Aydın  | 23.09.2020 - Përdıtësım : 24.09.2020
Turqi, numri i të shëruarve nga COVID-19 tejkalon 270.000

Ankara

Gjatë 24 orëve të fundit, Turqia ka raportuar 1.767 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe 1.027 pacientë të shëruar nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria turke e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka shkuar në 308.069, ndërsa numri i pacientëve të shëruar në 270.723.

Gjithsej 112.102 teste të tjera të dyshuara për COVID-19 janë kryer gjatë ditës së kaluar, duke e çuar në pothuajse 9,6 milionë numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në vend.

Numri i të vdekurve nga shpërthimi i koronavirusit në Turqi u rrit në 7.711, me 72 viktima të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit.

Të dhënat thonë se numri i pacientëve në gjendje kritike ka arritur në 1.561, ndërsa 6,7 për qind e të prekurve nga COVID-19 vuajnë nga pneumonia.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın