Turqia, Koronavirusi

Turqi, numri i të shëruarve nga COVID-19 arrin në 223.759

Turqia ka regjistruar 1.182 të infektuar të rinj dhe 1.103 të shëruar nga koronavirusi i ri të konfirmuara në 24 orët e fundit

Firdevs Bulut,Burak Dağ   | 09.08.2020
Turqi, numri i të shëruarve nga COVID-19 arrin në 223.759 Foto: AA/Arhiv

Ankara

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, u shpreh se krahasuar me muajin maj, shkalla e personave që kanë pasur kontakt me pacientët e infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe janë shndërruar në raste në Turqi është rritur për 1,3 herë, trasnmeton Anadolu Agency (AA).

Koca në Twitter shkroi se Turqia sot konfirmoi 1.103 të shëruar nga koronavirusi i ri, duke e rritur shifrën në 223.759.

Ai shtoi se Turqia regjistroi 1.182 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin në 240.804.

Numri i të vdekurve është 5.844 pasi 15 persona të tjerë vdiqën nga virusi gjatë 24 orëve të fundit.

Profesionistët e shëndetësisë në Turqi gjatë ditës së fundit kryen 61.446 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar në mbi 5,26 milionë numrin e përgjithshëm të testeve të kryera.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın