Turqia, Koronavirusi

Turqi, rreth 130.000 të shëruar nga COVID-19

Sipas të dhënave zyrtare, 974 persona janë shëruar në 24 orët e fundit

Ekip  | 02.06.2020 - Përdıtësım : 03.06.2020
Turqi, rreth 130.000 të shëruar nga COVID-19

Ankara

Rreth 130 mijë pacientë janë shëruar deri më tani në Turqi nga koronavirusi i ri (COVID-19), tha ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në llogarinë e tij në twitter, Koca njoftoi se numri i infeksione nga COVID-19 në Turqi është rritur në 165.555, me 786 infeksione të regjistruara gjatë ditës së fundit.

Koca po ashtu njoftoi se numri i pacientëve të shëruar ka shkuar në 129.921, me 974 të shëruar në 24 orët e fundit.

Numri i të vdekurve nga COVID-19 është rritur në 4.585, me 22 viktima të reja të regjistruara në 24 orët e fundit.

Autoritetet shëndetësore gjatë ditës së kaluar kanë kryer 32.325 teste, ndërsa nga fillimi i përhapjes së sëmundjes në Turqi janë kryer mbi 2,1 milionë teste.

Nga ministria njoftojnë se 633 pacientë aktualisht po trajtohen në kujdes intensiv.

Që nga shfaqja për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa SHBA, Brazili, Rusia dhe vendet evropiane aktualisht janë vendet më të prekura nga pandemia.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i vdekjeve nga koronavirusi ka tejkaluar shifrën 376 mijë, me mbi 6.3 milionë raste të konfirmuara dhe rreth 2.72 milionë të shëruar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın