Koronavirusi

Turqi, mbi 120 milionë vaksina COVID-19 të administruara deri më tani

Vendi brenda ditës së fundit regjistroi 20.033 raste të tjera të koronavirusit, 187 vdekje dhe 25.611 pacientë që fituan betejën kundër pandemisë COVID-19

Burak Bir, Seda Sevencan, Ali Murat Alhas   | 06.12.2021
Turqi, mbi 120 milionë vaksina COVID-19 të administruara deri më tani Foto: AA/Arkiv

Ankara

Turqia që kur nisi fushatën masive të vaksinimit në muajin janar ka administruar mbi 121 milionë doza të vaksinave kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 56.3 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa mbi 50.7 milionë janë vaksinuar plotësisht me të dy dozat e nevojshme të vaksinës.

Turqia po ashtu ka administruar vaksina të treta përforcuese për më shumë se 12.4 milionë persona.

Vendi brenda ditës së fundit regjistroi 20.033 raste të tjera të koronavirusit, 187 vdekje dhe 25.611 pacientë që fituan betejën kundër pandemisë COVID-19.

Në 24 orët e fundit, autoritetet turke kanë kryer 354.269 teste të dyshuara për COVID-19.

Që nga dhjetori i vitit 2019, sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, pandemia në mbarë botën ka marrë mbi 5.25 milionë jetë njerëzish nga më shumë se 264.1 milionë raste të konfirmuara.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın