Turqia, Shëndetësi, Koronavirusi

Turqi, mbi 114,81 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 të administruara deri më tani

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 55 milionë njerëz kanë marrë dozën e tyre të parë, ndërsa rreth 47,8 milionë janë vaksinuar tërësisht

Handan Kazancı   | 21.10.2021
Turqi, mbi 114,81 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 të administruara deri më tani

Ankara

Turqia ka administruar mbi 114,81 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 që kur nisi fushatën e vaksinimit masiv në janar, treguan shifrat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 55 milionë njerëz kanë marrë dozën e tyre të parë, ndërsa rreth 47,8 milionë janë vaksinuar tërësisht.

Turqia po administron gjithashtu doza të treta përforcuese të vaksinës kundër COVID-19, dhe deri më tani janë dhënë mbi 10,92 milionë doza të tilla.

Ministria konfirmoi gjithashtu 29.160 infeksione të reja dhe 198 vdekje të lidhura me koronavirusin në 24 orët e fundit, si dhe 28.465 të shëruar.

Vendi ka kryer 362.213 teste të virusit gjatë ditës së kaluar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın