Koronavirusi

Turqi, 304.610 raste me COVID-19, pothuajse 9.4 milionë teste të kryera

Sipas Ministrisë turke të Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit u kryen 112.942 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e testeve të kryer në mbarë vendin në 9.38 milionë

Havva Kara Aydın,Dilara Hamit   | 21.09.2020
Turqi, 304.610 raste me COVID-19, pothuajse 9.4 milionë teste të kryera

Ankara

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 1.743 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në 304.610 numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Ministrisë turke të Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit u kryen 112.942 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e testeve të kryer në mbarë vendin në 9.38 milionë. 

Numri i personave të vdekur shkaku i koronavirusit në Turqi ka shkuar në 7.574, me 68 viktima të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit. 

Shifrat po ashtu treguan se numri i pacientëve të shëruar nga virusi ka shkuar në 268.435, me 1.743 pacientë të ri të shëruar. 

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se numri i pacientëve në gjendje kritike është 1.491.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın