Ahmet Sertan Usul
25 Qershor 2020•Përditësim: 26 Qershor 2020
Turqia konfirmoi 1.458 raste dhe 21 viktima të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 193.115 numrin e përgjithshëm të të infektuarve dhe në 5.046 atë të të vdekurve deri më tani, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në 24 orët e fundit në vend janë shëruar 1.472 të infektuar, me çka numri i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen shkon në 165.706, tregoi tabela e përditësuar e Ministrisë së Shëndetësisë me të dhënat në lidhje me koronavirusin, e publikuar nga ministri Fahrettin Koca në Twitter.
Deri më tani, Turqia ka kryer 3.135.424 teste, përfshirë 52.303 në 24 orët e fundit.
Aktualisht, 941 pacientë në mbarë Turqinë po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv, prej të cilëve 369 asistohen me respiratorë.