Turqia, Koronavirusi

Turqi, 149 të vdekur dhe 5.967 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Turqi ka tejkaluar shifrën 2.41 milionë, prej të cilëve 24.789 kanë vdekur, përfshirë 149 viktima brenda ditës së fundit

Dilan Pamuk, Ali Murat Alhas  | 22.01.2021 - Përdıtësım : 23.01.2021
Turqi, 149 të vdekur dhe 5.967 raste të reja me COVID-19

Ankara

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 5.967 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 734 pacientë simptomatikë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka tejkaluar shifrën 2.41 milionë, prej të cilëve 24.789 kanë vdekur, përfshirë 149 viktima brenda ditës së fundit.

Po ashtu, 6.018 pacientë të tjerë janë shëruar nga virusi, duke e çuar në mbi 2.29 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar, paraprakisht të rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Mbi 28 teste të dyshuara për COVID-19 janë kryer në Turqi që nga shpërthimi i pandemisë, me 163.342 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve të prekur nga COVID-19, që janë në gjendje kritike, ka ra në 2.003.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın