Turqia, Koronavirusi

Trajneri turk, Fatih Terim i diagnostikuar me COVID-19 lirohet nga spitali

Në kuadër të protokollit të Ministrisë së Shëndetësisë, edhe pse testi sërish ka rezultuar pozitiv pas 7 ditëve, Terim nuk ka treguar simptoma dhe prandaj do të vazhdojë të trajtohet nga shtëpia

Ercan Çakar   | 30.03.2020
Trajneri turk, Fatih Terim i diagnostikuar me COVID-19 lirohet nga spitali

Stamboll

Trajneri turk i klubit Galatasaray, Fatih Terim, i cili ishte diagnostikuar me koronavirus të ri (COVID-19), është liruar nga spitali ku trajtohej, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e bërë nga spitali ku ai trajtohej u rikujtua se trajneri me përvojë ishte transferuar në spital më 23 mars pasi ishte diagnostikuar me COVID-19.

Pas testeve të bëra sot, është vendosur që ai të lirohet nga spitali.

Në kuadër të protokollit të Ministrisë së Shëndetësisë, edhe pse testi sërish ka rezultuar pozitiv pas 7 ditëve, Terim nuk ka treguar simptoma dhe prandaj do të vazhdojë të trajtohet nga shtëpia.

Fatih Terim 14 ditë do të qëndrojë në karantinë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın