Sport, Koronavirusi

Trajneri i Lazios, Inzaghi pozitiv në COVID-19

"Fatkeqësisht, në testin e bërë në shtëpi e gjithë familja jonë rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit", shkroi Gaia Lucariello, bashkëshortja e Inzaghit, në postimin e saj nga Instagram

Barış Seçkin   | 08.04.2021
Trajneri i Lazios, Inzaghi pozitiv në COVID-19 ( Claudio Pasquazi - Anadolu Ajansı )

Romë

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Gaia Lucariello, bashkëshortja e Inzaghit, në postimin e saj nga Instagram tha se "Fatkeqësisht, në testin e bërë në shtëpi e gjithë familja jonë rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit. Tani jemi mirë dhe gjendemi në izolim sipas protokolleve".

Mediat italiane tërhoqën vëmendjen se Inzaghi më 5 prill ka festuar ditëlindjen bashkë me familjen.

Ndërkohë, edhe tek klubi i tij, Lazio thuhet se do të bëhen çdo ditë teste për të vënë nën kontroll situatën pasi trajneri rezultoi pozitiv.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın