Sport, Koronavirusi

Theo Hernandez nga AC Milan pozitiv në COVID-19

"Theo Hernández, i cili është kthyer nga ekipi kombëtar, ka rezultuar pozitiv nga testi i kryer në shtëpi", thuhet në një deklaratë zyrtare

Selçuk Buğra Gökalp   | 13.10.2021
Theo Hernandez nga AC Milan pozitiv në COVID-19

Ankara

Mbrojtësi i majtë francez Theo Hernandez ka rezultuar pozitiv në koronavirusin e ri (COVID -19), transmeton Anadolu Agency (AA).

"Theo Hernández, i cili është kthyer nga ekipi kombëtar, ka rezultuar pozitiv nga testi i kryer në shtëpi", thuhet në një deklaratë zyrtare të klubit italian AC Milan.

Klubi i Serie A-së shtoi se autoritetet përkatëse shëndetësore lokale janë informuar dhe se lojtari "po ia del mirë".

Hernandez u kthye nga kombëtarja kohët e fundit pasi Franca fitoi Ligën e Kombeve UEFA, duke mposhtur Spanjën me rezultat 2-1 më 10 tetor.

Me 19 pikë, AC Milan aktualisht renditet e dyta në ligën italiane të futbollit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın