Shëndetësi, Sport, Koronavirusi

Superylli Kyrie Irving nuk merr pjesë në stërvitje, shkak mosvaksinimi

"Kyrie Irving nuk mori pjesë në stërvitjen e Nets. Irving aktualisht nuk plotëson kushtet për ndeshje vendore ose stërvitje për shkak të vaksinimit të detyrueshëm në New Yorku", shkroi të martën gazetari sportiv Shams Charania në Twitter

Muhammed Enes Çallı  | 06.10.2021 - Përdıtësım : 06.10.2021
Superylli Kyrie Irving nuk merr pjesë në stërvitje, shkak mosvaksinimi

Ankara

Basketbollisti i Brooklyn Nets, Kyrie Irving, të martën nuk mori pjesë në stërvitjen e ekipit, pasi ai refuzoi të vaksinohet kundër koronavirusit të ri(COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

"Kyrie Irving nuk mori pjesë në stërvitjen e Nets. Irving aktualisht nuk plotëson kushtet për ndeshje vendore ose stërvitje për shkak të vaksinimit të detyrueshëm në New Yorku", shkroi të martën gazetari sportiv Shams Charania në Twitter.

Irving nga Brooklyn Nets dhe Andrew Wiggins nga Golden State Warriors janë emrat më kumbues në mesin e lojtarëve të ligës NBA që kundërshtojnë vaksinimin. Edhe pse lojtarët e NBA-së nuk janë të detyruar të vaksinohen kundër koronavirusit, në disa qytete si NewYork dhe San Francisco ata nuk mund të luajnë nëse nuk i kanë marrë të dyja dozat.

Rreth 90 për qind e lojtarëve të ligës NBA janë vaksinuar deri më tani, raportojnë mediat amerikane.





Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın