Koronavirusi

Spanja inkurajon vizitorët nga jashtë duke filluar nga muaji korrik

"Turistë, që nga korriku, Spanja do t'ju pret. Vizitorët e huaj tani mund të fillojnë të planifikojnë pushimet e tyre në Spanjë", tha Sanchez

Ekip   | 23.05.2020
Spanja inkurajon vizitorët nga jashtë duke filluar nga muaji korrik

Oviedo

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka deklaruar se duke filluar nga muaji korrik Spanja jo vetëm që do të mirëpres, por edhe do të inkurajojë turizmin ndërkombëtar, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Turistë, që nga korriku, Spanja do t'ju pret. Vizitorët e huaj tani mund të fillojnë të planifikojnë pushimet e tyre në Spanjë", tha Sanchez në një intervistë televizive. 

Spanja pranon rreth 80 milionë vizitorë të huaj në vit dhe sektori i turizmit përbën afërsisht 12 për qind të Prodhimit Bruto të Brendshëm (PBB) të vendit.

Pothuajse një milion punonjës në sektorin e turizmit janë larguar përkohësisht.

"Spanja ka nevojë për turizëm dhe turizmi ka nevojë për siguri. Ne do të garantojmë se turistët nuk do të rrezikohen dhe nuk do të sjellin ndonjë rrezik të shtuar për vendin tonë", tha Sanchez. 

Sanchez njoftoi planet për lëshimin e pullave zyrtare të miratimit për ndërmarrjet që plotësojnë sigurinë lidhur me koronavirusin e ri (COVID-19), një veprim që kujton programin e certifikimit të Turqië. 

Ministritë e transportit dhe industrisë këtë javë pritet të lëshojnë një plan më të detajuar në lidhje me protokollet shëndetësore që sektori i turizmit do të duhet të ndjekë pasi virusi është ende prezent atje. 

"Unë i ftoj publikisht të gjitha institucionet turistike që të fillojnë të përgatiten nga sot për të rifilluar aktivitetin", tha Sanchez.

Sanchez inkurajoi publikun që "të përfitojë nga mrekullitë që ka Spanja". Ai po ashtu tha se banorët e Spanjës mund të fillojnë të planifikojnë udhëtime që në muajin qershor.

Sipas një studimi të botuar këtë javë, gjysma e spanjollëve kanë hequr dorë nga shpresa për të udhëtuar për pushime këtë verë. 41 për qind të tjerë thanë se do të zgjedhin destinacionet kombëtare, ndërsa vetëm 9 për qind thanë se presin të udhëtojnë jashtë vendit. 

Nëse vizitorët e huaj do të duan ose jo të udhëtojnë në Spanjë këtë verë mbetet një çështje e hapur. 

Deri më tani, Spanja ka konfirmuar rreth 235 mijë raste të COVID-19 dhe mbi 28.500 vdekje.

Pas dy muajsh nën bllokim të rreptë, koronavirusi është bërë i menaxhueshëm në Spanjë, por ende nuk është zhdukur.

Së fundmi, autoritetet spanjolle raportuan 446 infeksione të reja dhe 56 vdekje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın