Koronavirusi

Shqipëri, 3 të vdekur dhe 45 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 131.890, prej të cilëve 2.426 persona kanë vdekur

Fatjon Cuka  | 13.05.2021 - Përdıtësım : 14.05.2021
Shqipëri, 3 të vdekur dhe 45 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar tre të vdekur dhe 45 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 131.890, prej të cilëve 2.426 persona kanë vdekur.

Gjithashtu janë shëruar 1.050 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 121.122 dhe raste aktive aktualisht janë 8.342.

Ndërkohë, janë kryer edhe 2.596 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 668.531 testime për personat e dyshuar me COVID-19.

Në Shqipëri vazhdon procesi i vaksinimit dhe që nga fillimi i këtij procesi në janar janë kryer mbi 632.676 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın