Koronavirusi

Shqipëri, 2 të vdekur dhe 152 raste të reja me COVID-19

Me rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Shqipëri është rritur gjithsej në 11.672 që nga fillimi i pandemisë dhe numri i të vdekurve në 340

Fatjon Cuka  | 15.09.2020 - Përdıtësım : 16.09.2020
Shqipëri, 2 të vdekur dhe 152 raste të reja me COVID-19

Tiranë

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 152 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 2 persona kanë ndërruar jetë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Shqipëri është rritur në 11.672 që nga fillimi i pandemisë dhe numri i të vdekurve në 340.

Ndërkohë gjatë orëve të fundit janë shëruar 53 pacientë, duke e rritur në 6.668 numrin e të shëruarve dhe raste aktive janë 4.664.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përmes strukturave të shtuara të epidemiologëve vijon identifikimin, gjurmimin dhe hetimin e rasteve të dyshuara me COVID19, me qëllim izolimin e vatrave të infeksionit", theksohet në njoftimin e ministrisë.

Aktualisht në spitalet në Tiranë po trajtohen 171 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 75.576 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın