Koronavirusi

Shqipëri, 15 të vdekur dhe 594 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënëve nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 168.782, ndërsa numri i të vdekurve në 2.668

Fatjon Cuka  | 28.09.2021 - Përdıtësım : 29.09.2021
Shqipëri, 15 të vdekur dhe 594 raste të reja me COVID-19 Foto: AA/Arkiv

Tiranë

Shqipëria ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 15 të vdekur dhe 594 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), duke shënuar rritje në numrin e viktimave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënëve nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 168.782, ndërsa numri i të vdekurve në 2.668.

Gjithashtu janë shëruar edhe 984 persona gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 155.678.

Në gjithë vendin raste aktive me COVID-19 aktualisht janë 10436 dhe në spitale po marri trajtim 177 pacientë.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë kryer edhe 2.183 testime të reja, ndërkohë që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 1.193.944 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.