BALLKANI, Koronavirusi

Shqipëri, 10 të vdekur dhe qindra raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se janë shëruar edhe 628 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në gjithsej 167.936

Fatjon Cuka  | 15.10.2021 - Përdıtësım : 15.10.2021
Shqipëri, 10 të vdekur dhe qindra raste të reja me COVID-19 Foto: AA/Arkiv

Tiranë

Shqipëria ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 10 të vdekur dhe 441 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë qindra të tjerë janë shëruar. transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se janë shëruar edhe 628 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve në gjithsej 167.936.

Ndërkohë, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 177.108, ndërsa numri i të vdekurve në 2,807.

Në gjithë vendin raste aktive me COVID-19 aktualisht janë 6.365 dhe në spitale po marrin trajtim 146 pacientë.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 3.572 testime të reja, ndërsa anë kryer gjithsej 1.253.624 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın