Koronavirusi

Shqipëri, 7 të vdekur dhe 451 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 163.404, ndërkohë numri i të vdekurve në gjithë vendin është rritur në 2.587

Fatjon Cuka   | 20.09.2021
Shqipëri, 7 të vdekur dhe 451 raste të reja me COVID-19 Foto: AA/Arkiv

Tiranë

Shqipëria gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar shtatë vdekje dhe 451 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 163.404, ndërkohë numri i të vdekurve në gjithë vendin është rritur në 2.587.

Gjithashtu janë shëruar 533 persona gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 148.117.

Raste aktive me COVID-19 aktualisht janë 12.700.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë kryer edhe 4.081 testime të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 1.155.721 testime për personat e dyshuar me COVID-19.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın