Koronavirusi

Shqipëri, 6 të vdekur dhe 264 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë është rritur në 181.960, ndërsa numri i të vdekurve në 2.880

Fatjon Cuka   | 25.10.2021
Shqipëri, 6 të vdekur dhe 264 raste të reja me COVID-19 Foto: AA/Arkiv

Tiranë

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 6 të vdekur dhe 264 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë është rritur në 181.960, ndërsa numri i të vdekurve në 2.880.

Në të gjithë vendin janë shëruar edhe 192 persona gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 171.982, ndërkohë raste aktive aktualisht janë 7098.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 2.640 testime të reja, ndërsa janë kryer gjithsej 1.285.961 testime për personat e dyshuar me koronavirus.

Ndërkohë, ministria ka përsëritur thirrjen ndaj qytetarëve që të vaksinohen sa më parë, sipas saj, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın